Formula 1, Vettel humb edhe garën e dytë të sezonit

Nga A2 CNN
25 Mars 2022, 10:32 | Sporte të tjera
Formula 1, Vettel humb edhe garën e dytë të sezonit

Sebastian Vettel nuk do të marrë pjesë në garën e dytë të sezonit të ri të Formula 1, që zhvillohet në Arabinë Saudite, për shkak të Covid-19.

Piloti i Aston Martin, katër herë kampion bote, mungoi edhe në garën e javës së kaluar në Bahrejn për shkak se doli pozitiv në testin për Covid-19 dhe nuk është rikuperuar në kohë për të marrë pjesë në garën që do të zhvillohet në Xhedah.

34-vjeçari do të zëvendësohet përsëri nga piloti rezervë i skuadrës, Nico Hulkenberg.

Aston Martin thotë se gjermani mendohet të jetë gati për garën e tretë, muajin e ardhshëm në Australi. Në garën e parë të sezonit, Hulkenberg u rendit i 17-ti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos