Policia arreston Conor McGregor

Nga A2 CNN
24 Mars 2022, 10:55 | Sporte të tjera
Policia arreston Conor McGregor

Policia e Irlandës ka arrestuar mbrëmjen e së martës yllin e UFC, Conor McGregor dhe sekuestroi makinën e tij, Bentley Continental GT, për drejtimin e mjetit në mënyrë të rrezikshme.

Sportisti i arteve marciale u ndalua në një autostradë në Dublin, ndërsa po shkonte në palestër. 33-vjeçari është vënë tashmë nën akuzë për drejtim të mjetit në mënyrë të rrezikshme dhe brenda muajit do të dalë përpara gjykatës.

Një zëdhënës i McGregor, konfirmoi ngjarjen dhe tregon se ylli i UFC nuk rezultoi i dehur pas testeve që iu bënë në stacionin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos