Ka nisur edhe në Durrës procesi i vaksinimit për grupmoshën mbi 80 vjeç dhe personeli mjekësor që ende nuk e ka kryer atë.
Vaksinimi po kryhet në ambientet e pallatit të sportit "Ramazan Njala", ku ndodhen 10 grupe mjekësore.
Deri më tani janë rreth 150 persona të regjistruar për vaksinim, ndërkohë që i pranishëm ka qenë dhe kryeministri Rama dhe Ministria e Shëndetësisë, Manastirliu.

Pikërisht ministrja deklaroi se, "kemi filluar me të moshuarit +80 dhe fashat janë ndarë nga mjeku familjes. Është mjeku familjes ai që përcakton kush do të vaksinohet i pari, duke u nisur nga ditëlindjet. Po bëhet një punë e mirë në të gjithë vendin. Deri më tani kemi kryer mbi 14 mijë vaksinime”, tha Manastirliu.
Manastirliu shtoi se “të gjithë mjekët dhe infermierët mbarojnë vaksinimin brenda 15 marsit”, ndërkohë që me ardhjen e vaksinave të AstraZeneca, do të fillojë vaksinimi i mësuesve.
“Do të fillojmë me mësuesit. Do të bëhet një vaksinim, siç e kemi menduar, në shkolla. Ndaj jemi duke përzgjedhur edhe infermierët të cilët fillojnë trajnimin brenda kësaj jave”, bëri me dije Manastirliu. (A2 Televizion)