Fillojnë “larjet e hesapeve” në Kiev, Zelensky shkarkon krerët e shërbimeve sekrete

Nga A2 CNN
16 Gusht 2022, 09:00 | Bota

Ukraina duket sikur po forcon dita ditës pozicionin e saj mbrojtës në përballjen në terren me Rusinë, dhe falë armatimeve moderne të Perëndimit, veçanërisht raketave HIMARS, ka faktikisht bllokuar avancimin e Moskës.

Kjo situatë qetësie relative në front ka krijuar gjithsesi premisat për një seri “larje hesapesh” në Kiev.

Muajin e kaluar, presidenti Volodymyr Zelenky firmosi shkarkimin e bujshëm të dy zyrtarëve të lartë dhe strategjikë, deri atëherë të cilësuar si besnikët e tij. Bëhet fjalë për prokuroren e përgjithshme Iryna Venediktova dhe kreun e shërbimeve sekrete (Sbu) Ivan Bakanov, të akuzuar për një kontroll të pamjaftueshëm të institucioneve që drejtonin, ku sipas presidencës po vepronin dhjetëra, ndoshta qindra “tradhtarë” që sipas akuzës ndihmonin planet e Moskës.

Ish-kreu i shërbimeve sekrete ukrainase (Sbu) Ivan Bakanov, i shkarkuar nga presidenti Zelensky

Por spastrimet në administratë duket se janë vetëm në fillim. Zelensky ka shkarkuar ditën e djeshme krerët e shërbimeve sekrete në zona strategjike si vetë kryeqyteti, në rastin e Serhiy Zayats dhe Ternopil në rastin e Yuriy Boreichuk.

https://a2news.com/2022/05/29/nuk-ka-punuar-per-mbrojtjen-e-qytetit-zelensky-heq-shefin-e-sigurimit-ne-kharkiv/

Para vitit 2014, shërbimet sekrete kontrolloheshin de facto nga zyrtarë prorusë, dhe pjesë e madhe e tyre pas ndryshimit pro perëndimor të ekzekutivit janë larguar me dashje ose forcërisht, në disa raste duke shtuar radhët e drejtueseve rebelë në republikat e Luhanskut dhe Donjeskut, si në rastin e Olga Kachura,  deri në vitin 2011 ishte një oficere e lartë e policisë së Kievit, dhe që kur u vra këtë muaj në Donbas nga një sulm ukrainas po drejtonte një divizion të artilerisë raketore ruse.

https://a2news.com/2022/08/04/raketat-ukrainase-vrasin-kolonelen-tradhtare-e-para-qe-bie-ne-front/

Kievi ka frikë se disa nga këto elementë veprojnë ende të fshehur në administratën ukrainase, duke i dhënë një “armë” të frikshme Moskës.      (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos