Finalizohet shkëmbimi, Arthur futbollist i Juventusit

Nga A2 CNN
29 Qershor 2020, 16:55 | Futboll
Finalizohet shkëmbimi, Arthur futbollist i Juventusit

Arthur Melo është futbollist i Juventusit. Pasi mbylli marrëveshjen për një kontratë 5-vjeçare me një pagë gati dyfish më të lartë, mesfushori i Barcelonës përfundoi me sukses edhe vizitat mjekësore në Torino.

E gjithë kjo me aprovimin e Barcelonës që i dha futbollistit 23-vjeçar një ditë të lirë për të plotësuar procesin e transferimit.

Këtë të hënë, Arthur iu rikthye stërvitjes me skuadrën në Spanjë, ndërsa i komunikoi shokëve të skuadrës kalimin te Juvenuts. Braziliani i garantoi skuadrës se do të ketë impenjim maksimal për pjesën e mbetur të sezonit, duke nisur prej sfidës së radhës, atë ndaj Atletico Madrid, e cila është shumë e rëndësishme për luftën e titullit dhe sigurisht edhe në Champions League.

Fjalimi i Arthur erdhi edhe si një formë motivimi pas barazimit me Celta Vigon, që i kushtoi katalanasve shkëputjen me 2 pikë nga Real, kjo, pasi tensioni ka qenë i pranishëm në kampin e Barcelonës gjatë ditëve të fundit. Rezultatet e fundit, por edhe kontrata e Arthur, e cila ka sjellë shpërqendrim te futbollisti, bëri që shumë prej senatorëve të ngrihen kundër trajnerit Seiten. Mesazhi i futbollistit duket se ka rikthyer edhe njëherë unitetin, ndërkohë që vendin e tij në skuadër do ta zërë boshnjaku i Juventusit, Miralem Pjanic, i cili ka mbyllur gjithashtu procedurën e kalimit te Barcelona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos