Interi fiton me përmbysje, por kreu mbetet ende larg

Nga A2 CNN
29 Qershor 2020, 07:39 | Futboll
Interi fiton me përmbysje, por kreu mbetet ende larg

Inter mundi me shumë vështirësi Parmën në takimin që mbylli javën e 28 në Seria A. Ishte një fitore me përmbysje e zikaltërve të cilët kthyen rezultatin në 2-1 vetëm pak minuta përpara fundit.

Parma kaloi në avantazh shpejt me anë të sulmuesit Gervinho, por rezistoi deri në minutën e 84. Inter shënoi dy herë me De Vrij dhe Baston ne harkun e 3 minutave, të ndihmuar edhe nga inferioriteti numerik që pas minutës së 85 të vendasve.

Fitorja i mban zikaltrit në vendin e 3, me të njëjtën distancë prej 4 pikësh nga Lazio e vendit të dytë dhe 8 nga Juventusi kryesues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos