Përçahet Barcelona, kamerat kapin Messin duke injoruar zv/trajnerin

Nga A2 CNN
29 Qershor 2020, 12:06 | Futboll
Përçahet Barcelona, kamerat kapin Messin duke injoruar zv/trajnerin

Në një nga pushimet kur lojtarët pinë ujë, “El Partidazo de Movistar” kapi momentin kur Leo Messi, gjatë ndeshjes Celta-Barça, injoroi plotësisht zv/trajnerin e skuadrës, Eder Sarabia, i cili po mundohej t’i thonte diçka argjentinasit.

Kur Messi kupton që fjalët po i drejtoheshin atij, kthehet nga ana tjetër dhe largohet nga grumbulli i lojtarëve.

Sarabia nuk dorëzohet dhe e thërret sërish Messin, i cili kthehet për të lënë shishen nga ku po pinte, por sërish nuk tregon vëmendje të madhe ndaj fjalëve të Sarabias, duke e injoruar sërish, ndërkohë që trajneri Quique Setien nuk flet fare.

Një skenë që tregon qartë marrëdhënien aspak të mirë mes stafit teknik dhe futbollistëve kryesorë të Barcelonës.

Më parë, Luis Suarez u pa që iu drejtua i nevrikosur Sarabias pasi u zëvendësua, ndërsa në deklaratat menjëherë pas ndeshjes, sulmuesi kritikoi trajnerin: “Nuk e di pse po humbim pikë në transfertë. Për këtë punë është trajneri, për të analizuar situatat. Sezonet e kaluara nuk kemi humbur pikë në transferta”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos