Finalja City-United, një brune dhe një bionde "luajnë" derbin e Mançesterit në tribuna

Nga A2 CNN
2 Qershor 2023, 22:24 | Futboll

Të shtunën, United dhe City do të luajnë në mitikun ‘Wembley’ një derbi të Mançesterit në finalen e FA Cup.

Përplasja epike vendos kampionët përballë fituesve të Kupës së Ligës dhe jo vetëm, pasi në tribuna do të ketë një tjetër përplasje ‘titanesh’.

Influenceueset bukuroshe Elle Brooke dhe Katrina Marie, që janë respektivisht tifoze të City dhe United, me ngjyrat e ekipeve të tyre do të brohorasin nga tribuna.

Të bekuara nga bukuria dhe personaliteti, Elle dhe Katrina kanë fituar shumë ndjekës në Instagram.

Elle pëlqen të tregojë stilin e saj epik të jetës, qoftë duke pozuar me një Porsche, duke shfaqur trupin e saj me bikini në një vendpushim skish, ose duke treguar regjimin e saj të stërvitjes për karrierën e saj të re në boks.

Për Katrina, Instagrami është vendi ku tregohet mbështetja për United, pasi ajo ndan vazhdimisht foto ku shihet e veshur me rroba që kanë stemën e ‘Djajëve të Kuq”.

Nga këmisha retro deri tek bluzat aktuale, ajo i bashkon ato në fotosesione me të brendshme seksi.

Natyrisht, të dyja vajzat kanë një numër të lartë fansash, me Katrinën që krenohet me 116,000 ndjekës në Instagram, por që tejkalohet nga Elle, e cila numëron 741,000 ndjekës.

Edhe pse të dyja ndjekin klubet e Mançesterit, Elle dhe Katrina jetojnë shumë larg Mançesterit.

Katrina e lindur në Ishujt Faroe, banon në Kopenhagen, ndërsa Elle jeton në Surrey.

 Kur bëhet fjalë për lojtarët e tyre të preferuar, Elle dhe Katrina kanë qenë shumë të zëshme, pasi kanë shprehur hapur dëshirat për ata që do të donin t’u shkruanin një mesazh.

"Unë mendoj se të gjithë do ta thonë këtë, por unë jam në fakt e dashuruar me Jack Grealish dhe Phil Foden. Unë gjithashtu e dua vërtet Johnny Stones. Të tre ata. Trinia e Shenjtë”, tha Elle për Daily Star në shkurt.

Ndërkohë, përpara se Cristiano Ronaldo të kthehej te United, Katrina po bënte fushatë për këtë në Instagramin e saj.

E veshur me një fanellë të United me emrin e portugezit, ajo shkruante: "Do të ishte legjendare nëse Ronaldo do të kthehej në shtëpi një ditë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos