
Po raportonte për fitoret në kampionat, por në fund të kronikës humbi telefonin, dhe rrezikoi jetën. Ngjarja e pazakontë ndodhi në kryeqytetin e Ekuadorit, Guayaquil, ku gazetari sportiv Diego Ordinola po prezantonte ndeshjen e radhës në Stadiumin Monumental.
Por në një moment, të filmuar nga kameramani i tij gjakftohtë, një person me maskën anti-covid dhe me një pistoletë në dorë, i afrohet duke e kërcënuar. Hajduti i kërkon trupës televizive celularët, dhe zhduket më pas në trafikun e kryeqytetit, i ndihmuar nga një bashkëpunëtor me motor.
“Nuk punojmë dot rehat!”, komentoi Ordinola në Twitter mbi aventurën e tij të hidhur aq sa të pazakontë, por që po e bën atë të njohur globalisht, nga momenti që video po shpërndahet në të gjithë rrjetet sociale. (A2 Televizion)