Reali i Madridit edhe pse nuk pati një sezon të denjë këtë vit është vlerësuar si klubi evropian i futbollit më me vlerë, duke kaluar në renditje Manchester United.
Sipas një raporti të KPMG, një prej kompanive më të mëdha të shërbimeve dhe auditit, vlera e madrilenëve në treg është rreth 3.2 miliardë euro. Raporti i KPMG bazohet në sezonet 2016-2017 dhe 2017-2018, të ardhurat, të drejtat e transmetimit, popullariteti dhe vlera e stadiumit.
Në këtë renditje finalistët e Champions League, Liverpool dhe Tottenham rankohen të 7-t dhe të 9-t, ndërsa finalistët e Europa League, Chelsea dhe Arsenal janë në vend të 6 dhe të 8.
1-Real Madrid - 3.224 mld € 2-Manchester United - 3.207 mld € 3-Bayern Munich - 2.696 mld € 4-Barcelona - 2.676 mld € 5-Manchester City - 2.460 mld € 6-Chelsea - 2.227 mld € 7-Liverpool - 2.095 mld € 8-Arsenal - 2.008 mld € 9-Tottenham - 1.697 mld € 10-Juventus - 1.548 mld €
Manchester City është i 5-ti në renditjet, duke nënkuptuar kështu që 6 klube angleze përfshihen në 10-shen e parë.
Reali i Madridit, në dy sezonet ku është bazuar raporti, fitoi Champions League, duke e rritur vlerën e kompanisë me 10%
Kreu i KPMG për sportet dhe autori i raportit, Andrea Sartori shpjegon se vlera e industrisë së futbollit u rrit me 9% vetëm gjatë vitit të kaluar. (A2 Televizion)