
Është vetëm 21 vjeç dhe deri tani karriera e tij është e mbushur me dëmtime të shumta, por sërish Nicolo Zaniolo i ka bindur të gjithë se ka një potencial të jashtë zakonshëm.
Të bindur duken edhe te kampionët e Juventusit për të transferuar nga kryeqyteti sulmuesin, i cili edhe pse vinte nga një dëmtim i gjatë, sërish arriti të realizojë një gol të jashtëzakonshëm pak ditë më parë.
Mediat italiane kanë shkruar së fundmi se Juventusi është gati të shkëmbejë dy lojtarë dhe para për Zaniolon, konkretisht Federico Bernardeschi, mbrojtësin Cristiano Romero dhe 10 milionë euro.
Në 31 takime të luajtura këtë sezon me Romën edhe pse jo gjatë gjithë lojës, Zaniolo ka arritur të realizojë 8 gola dhe 2 asiste. (A2 Televizion)