
Edhe Kupa e Ligës ka shkuar te PSG, që këtë sezon ka fituar gjithçka në Francë. Edhe pse me vështirësi në finalen ndaj Lyone, sërish në fund ishin yjet kryeqytetas që fituan.
Pavarësisht rasteve të shumta të pastra në të dyja portat respektive, 120 minuta lojë në këtë finale u mbyllën pa gola. PSG pati rastet më të pastra, por edhe Lyon-it nuk i munguan shanset. Te penalltitë, të besuarit e Tuchel realizuan 6 nga 6, ndërsa Traore gaboi për skuadrën e Lyon.
Në këtë ndeshje, PSG ishte pa Mbappe në fushën e lojës, i cili është me mendjen të ndeshja e Champions-it ndaj Atalanta-s, por ende nuk është e sigurt nëse do të aktivizohet për shkak të dëmtimit. (A2 Televizion)