
Sot në mbrëmje do të luhet dhe finalja e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve. Spanja apo Kroacisë, dy kombëtare të mëdha që do të matin forcat për të bërë për vete për herë të parë trofeun e Nations League.
Iberikët rikthehen në finalen e Ligës së kombeve pas 2 vitesh ku përherë të fundit u mundën nga Franca me rezultatin 2-1, ndërsa për kroatët kjo është herë e parë që arrijnë në finalen e këtij turneu.
Në stadiumin “De Kuip” në Roterdam, dy kombëtaret zhvilluan dhe seancën e fundit stërvitore ku për fatin e mirë të dy trajnerët kanë grupin e lojtarëve të plotë dhe do të luajnë me të njëjtët futbollistë si në ndeshjen e fundit.
Nëse do t’i hedhim një sy statistikave me ndeshjet direkte që këto dy kombëtare kanë bërë me njëra-tjetrën iberikët kryesojnë me 3 fitore, kroatët me dy, ndërsa asnjë takim nuk është mbyllur në barazim.
Megjithatë, sot do të jetë një histori tërësisht tjetër. Sot do të vendosët gjithçka. Spanja apo Kroacia, vetëm njëra prej tyre do të ngrejë në fund lart trofeun. (A2 Televizion)