Kombëtarja shkëlqen, Bajrami ylli i mbrëmjes (NOTAT)

Nga A2 CNN
17 Qershor 2023, 23:06 | Futboll

Kombëtarja e shkrepi te parën fitore në një “Air Albania” që flakëronte nga entuziazmi i tifozëve kuqezi.

Një ndeshje e dominuar në të gjitha aspektet nga të besuarit e Silvinjos, që mund të kishte një rezultat shumë të thellë.

Silvinjo kish qepur një skuadër të sigurt, me një rreshtim perfekt, agresiv në çdo top dhe shume kërkues në fazën sulmuese. Bajrami padyshim ishte ylli i kësaj mbrëmje, edhe pse vëmendjen e mori më parë e mori Asani me një perlë në fillim të pjesës së dytë.

Kuqezinjtë doninuan dhe siguruan fitoren e parë, duke u ngjitur në vendin e dytë në klasifikim e përkohshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos