Supergol i Jasir Asanit, Shqipëria merr epërsinë përballë Moldavisë

Nga A2 CNN
17 Qershor 2023, 22:00 | Futboll

Një super gol i ish-sulmuesit të Partizanit, Jasir Asani në minutën e ’52 të sfidës, i ka dhënë avantazhin Shqipërisë përballë Moldavisë në “Air Albania”.

Asani çliroi një të majtë drithëruese, e cila përundoi në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Railean.

Kuqezinjtë e nisën vrullshëm pjesën e dytë, duke provuar disa herë të shënonin, por duhej goditja e mrekullueshme e Asanit për të kaluar në avantazh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos