Në tribunën VIP të stadiumit “Air Albania” nuk ka munguar në këtë sfidë kaq të rëndësishme për kombëtaren kuqezi sa I përket rrugëtimit në kualifikueset Euro2024, as kryeministri Edi Rama.
Shefi i qeverisë shoqërohet nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i tij i vogël.




















Zaho i veshur me fanellën e Kombëtares, duket tepër i entuziazmuar teksa duartroket hyrjen e djemve të Sylvinho-s në fushën e blertë.
Përkrah Ramës qëndron kreu i FSHF-së, Armando Duka dhe në rreshtin pas tyre ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, së bashku me personalitete të tjera të qeverisë së futbollit në Shqipëri. (A2 Televizion)