Finalja e "vogël" plot gola, pjesa e parë sheh Kroacinë në avantazh

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2022, 17:22 | Futboll

Ndeshja për vendin e tretë në përballjen midis Kroacisë dhe Marokut nuk po kursen emocionet, golat si dhe aksionet e bukura.

Goli i Gvardiol

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1 për ballkanasit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 7-të  me një nga skemat më interesante të viteve të fundit, e finalizuar nga mbrojtësi Gvardiol, që kështu “hakmerret” me gol pas performancës së dobët kundër Leo Messit.

Barazimi i Dari

Por gëzimi kroat zgjati vetme pak minuta, sepse ne të 9-ën po nga një goditje dënimi erdhi barazimi i i marokeneve me anë të Dari.

Goli i Orsic

Ndeshja paraqitet me ritëm të relaksuar, me mbrojtjet e dy vendeve duken pak më të çliruara nga tensioni i mëparshëm, dhe këtu përfitoi kroati Orsic në minutat e fundit të pjesës së parë, që me një harkim  fantastik gjeti avantazhin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos