Lloris, shumë pranë asaj që nuk e ka bërë asnjë portier më parë

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2022, 15:17 | Futboll
Lloris, shumë pranë asaj që nuk e ka bërë asnjë

Argjentina është pengesa e fundit që Hugo Lloris të bëhet portieri i parë në histori që fiton dy botërorë si kapiten.

Gjithashtu, portieri i Tottenham, nëse Franca mund Argjentinën në finalen e madhe, do të fitojë dy Kupa Bote radhazi duke luajtur si titullar në finale. Një gjë të tillë e ka bërë më parë vetëm braziliani Gilmar dos Santos (1958 dhe 1962).

Ndërkohë, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në finale, Lloris do ta thyejë një rekord. Bëhet fjalë për rekordin e Manuel Neuer si portieri me më shumë ndeshje në Botëror. Gjermani dhe francezi aktualisht kanë nga 19, me Lloris që të dielën do të luajë ndeshjen e tij të 20, përjashto ndonjë dëmtim të minutave të fundit. Më poshtë në renditje janë Taffarel dhe Sepp Maier (18), Casillas, Barthez, Zoff dhe Shilton (17).

35-vjeçari, gjatë këtij Botërori, u shndërrua edhe në futbollistin me më shumë ndeshje me Francën (144), që nga debutimi i tij me kombëtaren në nëntor të vitit 2008, kur ishte 21 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos