Mesazhi enigmatik i Benzema në prag të finales së Botërorit

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2022, 22:34 | Futboll
Mesazhi enigmatik i Benzema në prag të finales së Botërorit

Karim Benzema postoi në Instagram një foto të tijën me një mesazh enigmatic.

“Nuk më intereson”, shkroi kapiteni i Real Madrid, në mes të polemikës për një udhëtim të mundshëm të tij në Katar, për të qenë i pranishëm në finalen e madhe të Botërorit, Francë-Argjentinë.

Nuk dihet nëse Benzema i referohet me mesazhin e tij kësaj çështjeje. Sulmuesi ka një javë që stërvitet me Realin dhe madje luajti normalisht miqësoren ndaj Leganes, ditën e djeshme.

Karim Benzema u largua nga grumbullimi i Francës për një dëmtim muskular para se të niste Botërori, por emri i tij është ende mes të grumbulluarve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/15/benzema-le-pas-demtimin-por-refuzon-finalen-me-argjentinen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos