Pas Endrick, Reali hedh sytë nga talenti brazilian i radhës

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2022, 09:43 | Futboll

Pas 16-vjeçarit Endrick, Real Madrid ka piketuar një tjetër talent brazilian. Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Vitor Roque, i cili ndiqet me interes edhe nga Barcelona, PSG dhe Chelsea.

Sipas “Globo”, futbollisti ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh, ndërkohë që Endrick u ble për 35 milionë euro (plus 25 bonuse), ndërsa Vinicius dhe Rodrygo u blenë për 45.

Vitor Roque është mëngjarash dhe luan si sulmues qendre. Ka debutuar me Cruzeiron, ekip në pronësi të Ronaldos, dhe më pas kaloi te Atlético Paranaense, aty ku luan edhe sot.

17-vjeçari luajti titullar në Kupën Libertadores, në humbjen 1-0 ndaj Flamengos, dhe ka kontratë deri në vitin 2027. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/15/real-madrid-blen-talentin-me-te-madh-brazilian/

A2 CNN Livestream

Latest Videos