Fiorentina nuk fiton ndaj Cremonese-s, por shkon në finale kundër Interit

Nga A2 CNN
27 Prill 2023, 23:06 | Futboll
Fiorentina nuk fiton ndaj Cremonese-s, por shkon në finale kundër

Fiorentina-Cremonese, ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Italisë këtë të enjte, është mbyllur në barazim pa gola, megjithatë “violët” kapin finalen pasi fituan në ndeshjen e parë 0-2.

Në ndeshjen e dytë të kthimit, vendasit dominuan, por u treguan të pasaktë para portës, duke mos arritur ta zhbllokonin rezultatin.

Një ditë më parë, ishte Interi që kaloi në finale të Kupës së Italisë pasi triumfoi 1-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Juventusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos