Valencia është duke kaluar një sezon tejet të vështirë në La Liga ku e sheh veten në zonën e rënies nga kategoria. Në ndeshjen e kësaj jave në shtëpi ndaj Valladolid, Valencia ishte në disavantazh të një goli dhe barazoi me nisjen e pjesës së dytë me anë të mbrojtësit Diakhaby. Ai shënoi me kokë, por reagimi i portierit la shumë vend për diskutime, të cilat u ndezën menjëherë në rrjetet sociale, ku plasën edhe akuzat për tolerim. (A2 Televizion)
Plasin polemikat në rrjet, Valencia shënon golin e mbijetesës
