
Deputeti demokrat në komisionin hetimor për inceneratorët, Helidon Bushati e konsideroi të turpshme, firmën e kryeministrit Rama në draft kontratë dhe theksoi se kjo tregon urgjencën e tij për ta bërë efektive. Por kreu i qeverisë iu përgjigj se kjo është hera e parë që sheh një fletore zyrtare në distancë se nga afër nuk ka parë asnjëherë.
“Nuk kam ardhur të bëj debat ekspertësh se ekspertiza këtu ka virus është e virusuar. Kam ardhur këtu për rolin e kryeministrit dhe di që janë të ndara detyrat. Jam shumë dakord që estetikisht problemet janë akoma më të mëdha, por unë nuk e bëj dhe as e kam parë fletoren zyrtare dhe është hera e parë që shoh një fletore zyrtare në distancë se nga afër nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk më intereson fare. Nuk e bëj unë tipografin e fletores zyrtare”.
Më tej kreu i qeverisë tha se i del për zot gjithçkaje që bën dhe çdo ministri në betejat e përbashkëta.
“U dal për zot të gjitha gjërave që bëj dhe gabimeve që bëj. I vë gjoksin çdo ministri sa kohë betejat janë të lidhur me punën e përbashkët nëse secili pas kurrizit tim ka edhe agjendë tjetër nuk është puna ime është punë e tij”. (A2 Televizion)