Firma u mori duhanin pa i paguar, protestojnë fermerët e Pogradecit

Nga A2 CNN
26 Janar 2020, 11:08 | Sociale
Firma u mori duhanin pa i paguar, protestojnë fermerët e Pogradecit

Dhjetra fermerë që merren me kultivimin e duhanit në fshatrat e Pogradecit kanë vite që nuk kanë marrë paratë për prodhimin që ia kanë dhënë një firmë për përpunimin e duhanit.

Ata kanë protestuar për situatën e krijuar, ku disa prej fermerëve nuk kanë mundur më të mbjellin duhan sepse nuk kanë më të ardhura për të përballuar shpenzimet, pasi duhani është i vetmi produkt me të cilin siguronin të ardhurat e jetesës së tyre.

Ata kanë kërkuar edhe ndihmën e Agjensisë Rajonale të Bujqësisë për Korçën, që të ndërhyjë në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë për të zgjidhur problemin që kanë, por drejtuesi i kësaj agjensie jep këtë zgjidhje: “Në momentin që çdo fermer ka një kontratë me kompaninë përkatëse që mbledh duhanin, duhet të ndjekë procedurat ligjore. Pra, të hapë çështje gjyqësore”.

Të njëjtën problematikë kanë edhe dhjetra fermerë të tjerë që merren kryesisht me kultivimin e duhanit në fshatrat Grabovicë, Petrushë e Potgorie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos