Dëmet e tërmetit në Durrës, banorët futen në banesa të pariparuara

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 10:55 | Sociale
Dëmet e tërmetit në Durrës, banorët futen në

Riparimi i apartamenteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar po ecën me ritme shumë të ngadalta, madje në shumë pallate jo vetëm që nuk ka filluar, por as nuk dihet nëse do të riparohen apo jo.

Kjo i ka shtyrë banorët që të ndërmarrin rrezikun duke u futur në apartamentet e tyre të dëmtuara.

“Nuk kemi ku të shkojmë tjetër. Çfarë të bëjmë…”, thonë banorët.

Madje, në sheshet e pallateve autoritetet lokale nuk kanë marrë mundimin as të heqin mbeturinat inerte të shkaktuara nga shembjet e mureve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos