Fitër Bajrami, besimtarët myslimanë në të gjithë Shqipërinë përmbyllin muajin e agjërimit

Nga A2 CNN
21 Prill 2023, 15:28 | Aktualitet
Fitër Bajrami, besimtarët myslimanë në të gjithë

Pas 29 ditësh agjërim, besimtarët myslimanë në Shqipëri festuan këtë të premte “Fiter Bajramin”. Besimtarët mbushën Sheshin Skënderbej për të kryer faljen e madhe, nga aty ku nuk munguan edhe mesazhet e rëndësishme. Familja është bërthama e shoqërisë, për të cilën duhet të ketë një vëmendje të shtuar nga ana e shqiptarëve.

Për besimtarët ka qenë një muaj sakrificë, me qëllim për të arritur kënaqësitë dhe mirësitë e Zotit. Në Vlorë besimtarët myslimanë kanë falur namazin në sheshin para xhamisë së Plumbit. Kreu i Myftinisë së, Armand Asllani, ka kërkuar më shumë solidaritet mes shqiptarëve.

Në Korçë besimtarët e dy xhamive e kanë kryer ritin e faljes në Xhaminë "Iljaz Bej Mirahori". Në Kukës besimtarët janë falur në Xhaminë e Madhe të Qytetit. Myftiu Islam Hoxha, uroi shqiptarët në këtë ditë të gëzuar për më shumë paqe dhe dashuri mes njër-tjetrit.

Namazi i Fiter Bajramit është falur në Pallatin e Sportit në Gjirokastër. Myftiu i Gjirokastrës, Aorel Senjaka, uruar besimtarët dhe ka vënë theksin te forcimi i marrëdhënieve mes njerëzve pavarësisht besimeve të tyre.

Në Elbasan besimtarët janë falur në sheshin Gensher. Ndryshe nga qytetet e tjera, në Gjirokastër besimtarët janë falur në Pallatin e Sportit. Myftiu i Gjirokastrës, Aorel Senja, ka uruar besimtarët dhe ka vënë theksin te forcimi i marrëdhënieve mes njerëzve pavarësisht besimeve të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos