
Qindra mijëra besimtarë myslimanë në Kosovë festojnë Fiter Bajramin. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, iu drejtua të pranishmëve në Xhaminë e Madhe të Prishtinës me mesazhe paqeje dhe tolerance.
Ndërsa vuri theksin tek largimi i të rinjve: “Fjala atdhe është fjalë që e do zemra dhe rrjedh prej saj. Ndaj, të mos largohemi, por të punojmë për ditë më të mira të atdheut tonë”.
Për të njëjtën çështje folën edhe krerët fetarë dhe politikanët e Kosovës gjatë urimeve të tyre.
Ndërkohë, Presidenti Hashim Thaçi u shpreh: “Sa më shumë dashuri dhe respekt mes njerëzve”.
Ndërkohë, përfaqësues nga të gjitha partitë politike vizituan Bashkësinë Islame në Kosovë dhe uruan festën e Fiter Bajramit. (A2 Televizion)