Të dielën në mbrëmje Dani Alves fitoi titullin e tij të 40 në karrierë, pasi ngriti Kupën e Amerikës me Brazilin.
Mbrojtësi i djathtë i ka arritur këto tituj në 18 vjet karrierë duke luajtur me 5 klube të ndryshme si dhe 115 ndeshje me Seleçaon.
Është thënë se me këtë trofe të ri, futbollisti i cili sapo ka përfunduar kontratën me PSG, është shndërruar në lojtarin më të titulluar në histori, por nuk është e vërtetë.
Është një tjetër futbollist që ka edhe më shumë trofe se Dani Alves që vështirë se e njihni… (A2 Televizion)
Vitor Baia - 34 trofe Zlatan Ibrahimovic - 35 trofe Ryan Giggs - 35 trofe Leo Messi - 35 trofe Andres Iniesta - 35 trofe Oleksandr Shovkovskiy - 36 trofe Maxwell - 37 trofe Ibrahim Hassan - 37 trofe Dani Alves - 40 trofe Hossam Hassan - 41 trofe. Sulmuesi egjiptian ka fituar të gjithë trofetë në Arabi.