Pas agresionit ndaj Ukrainës, Formula 1 anulon Çmimin e Madh të Rusisë

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2022, 13:27 | Sporte të tjera
Pas agresionit ndaj Ukrainës, Formula 1 anulon Çmimin e Madh të

Pas futbollit, edhe Formula 1 dënon në mënyrën e saj agresionin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

Drejtuesit e garës më të rëndësishme motorike, njoftuan anulimin e Çmimit të Madh të Rusisë.

Gara në Soçi, e cila u përfshi në kalendar prej vitit 2014, ishte parashikuar të zhvillohej në datën 25 shtator. Por, organizatorët e Formula një deklaruan se "është e pamundur që eventi të zhvillohet, sipas programit, në rrethanat aktuale". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos