16-vjeçari shtang numrin 1 të botës në shah

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2022, 16:39 | Sporte të tjera
16-vjeçari shtang numrin 1 të botës në shah

Një 16-vjeçar nga India ka shtangur numrin 1 në botë Magnus Carlsen, duke e mundur në një sfidë shahu gjatë turneut “Airthings”. Rameshbabu Praggnanandhaa, ruajtu qetësinë pavarësisht moshës dhe përvojës së pakët dhe arriti të përfitonte nga gabimet e Carlsen.

Pavarësisht se pesë herë kampioni i botës u përpoq të rikthehej në garë, Pragg - siç njihet shkurt - nuk i la hapësira dhe mori një prej fitoreve më të famshme. Indiani u bë lojtari më i ri që mund Carlsen që kur ai u bë kampion bote për herë të parë, në vitin 2013.

Gjithashtu ai u bë mjeshtri i madh i tretë nga India që mund shahistin norvegjez. “Jam shumë i lumtur”, tha Pragg pas ndeshjes. Në një nga maçet, talenti indian e mundi Carlsen në 39 lëvizje. Pragg është një prej talenteve më të mëdhenj të shahut. Në vitin 2016, ai u bë një prej mjeshtreve më të rinj në histori, në moshën 10 vjeçare, dhe shumë ekspertë kanë parashikuar një të ardhme të ndritur për të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos