
Gjykata e lartë amerikane lejon numërimin e votave në Karolinën e Veriut të marra deri në 9 ditë pas zgjedhjeve, për sa kohë fleta e votimit të jetë postuar ditën e zgjedhjeve.
Kjo është një fitore e rëndësishme për demokratët dhe një humbje për Donald Trump në këtë shtet të konsideruar fushëbetejë për nga rëndësia. Republikanët kërkonin numërimin e votave të dërguara me postë, vetëm deri në 3 ditë pas zgjedhjeve.
Por Gjykata e Lartë vendosi 9 ditë në dispozicion të komisionit elektoral për shkak të pandemisë, duke arsyetuar se duhet të numërohet çdo votë.
Gjyqtarja e sapoemëruar, Amy Coney Barret, nuk mori pjesë në vendim pasi nuk kishte pasur kohë mjaftueshëm për të rishikuar çështjen. Prokurori i Përgjithshëm i Karolinës së Veriut, Josh Stein, e konsideroi vendimin një fitore të madhe. (A2 Televizion)