
Kukësi ka arritur fitoren e tretë radhazi në Kategorinë Superiore, duke u ngjitur në vendin e katërt të renditjes.
Verilindorët mposhtën në transfertë Erzenin me rezultatin 2-0, me golat e Basa (17’) dhe Barbosa (68’).
Ndërkohë, ekipi nga Shijaku duket se është zhytur në krizë rezultatesh, me 2 humbje dhe një barazim në 3 ndeshjet e fundit. Gjithsesi, Erzeni mban vendin e tretë, me 12 pikë. (A2 Televizion)