“El Clasico” flet për madrilenët, të vetëm në krye të La Liga

Nga A2 CNN
16 Tetor 2022, 18:31 | Futboll
“El Clasico” flet për madrilenët, të vetëm

“El Clasico” spanjoll tregoi vlerat e vërteta midis Real Madrid dhe Barcelona në këtë moment. “Los Blancos” fitojnë 3-1 pas një ndeshje plot raste por ku madrilenët merituan fitoren  që i projekton në krye të renditjes.

Reali kalon në avantazh që në minutën 12 me bomberin Benzema, dhe dyfishon me Valverde në minutën 35. Pjesa e dytë flet sërish për ekipin e drejtuar nga Carlo Ancelotti, me një gol të anuluar në minutën 52 sërish Benzema.

Por futbolli është një sport ku gjërat ndryshojnë në pak minuta, dhe goli i Ferran Torres m easist të Lewandoski në minutën 83 i jep energji katalanasve që kanë edhe shansin e barazimit me Ansu Fati, ndoshta më i miri i Barcelonës.

Në minutat shtesë, është Rodrygo që realizon një penallti që kishte marrë me një aksion personal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos