
Tirana fiton me një predhë të Florent Hasanit në minutën e 79-të, tre pikë të vyera këto në transfertë ndaj Bylisit, që rikthen Tiranën në krye të klasifikimit, në pritje të ndeshjes të Partizanit.
Një ndeshje ku kryeqytetasit vuajtën organizimin e ballshiotëve të vendit të katërt, të cilëve u mungoi cinizmi në finalizim.
Ndërkohë, mbaron në barazim sfida ndaj Laçit dhe Shkodrës, me kurbinasit që kalojë në avantazh në minutën 53-të me Akinyemi, por që nuk menaxhojnë dot ndeshjen dhe Vllaznia përfiton për të barazuar një ndeshje , që nuk gëzon asnjë nga palët, në veçanti Laçin pretendent për titull sezonin e kaluar dhe që sot mbetet në vendin e fundit me vetëm 5 pikë. (A2 Televizion)