"Topi i Artë", Karim Benzema do të jetë "mbreti" i ri

Nga A2 CNN
17 Tetor 2022, 14:45 | Futboll
"Topi i Artë", Karim Benzema do të jetë

Topi i Artë do të ketë një mbret të ri. Mbrëmjen e sotme në Paris, Karim Benzema do të kurorëzohet si Lojtari më i Mirë për vitin 2022.

Ylli i Real Madrid pret të marrë në dorëzim trofeun që mbahej nga Lionel Messi, me yllin argjentinas që mungon në listën finale me 30 kandidatë.

Benzema është dukshëm favorit nga të gjithë rivalët e tjerë. Ai duket mjaft i shkëputur nga emra si Lewandowski, Salah apo Mbappe e Haaland, teksa Cristiano Ronaldo edhe pse është në finale nuk ka shanse pas ecurisë zhgënjyese me Manchester United.

Benzema, në anën tjetër, ishte protagonist absolut te Real Madrid, në suksesin në Champions dhe La Ligan spanjolle. Me 15 gola të shënuar në Champions dhe 27 në kampionat, ai udhëhoqi Los Blancos drejt triumfit në të dy trofetë.

Duke qenë se për herë të parë vlerësimi do të bazohet vetëm te sezoni futbollistik 2021-2022 dhe jo në të gjithë vitin kalendarik, Benzema ka në favor edhe triumfin me Francën në Nations League.

Ai do të bëhet francezi i parë që fiton Topin e Artë prej vitit 1998, kur çmimi iu dorëzua legjendës Zinedine Zidane. Ceremonia do të nisë prej orës 20:30 në Place du Châtelet.

Aty do të dorëzohen edhe Topi i Artë për femra, Trofeu Kopa për lojtarin e ri më të mirë dhe Trofeu Yashin, që vlerëson portierin më të mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos