
Trofeu i tretë në katër vite për Pep Guardiola-n në Premier League, tashmë është zyrtare. Manchester United humbi ndaj Leicester 1-2, rezultat i cili shpall zyrtarisht Manchester City-n kampion të Anglisë.
“Djajtë e kuq” nuk mundën të shtynin festën e ekipit tjetër të qytetit, duke u mundur në “Old Trafford” nga Leicester.
Pas triumfit në Carabao Cup, rrëmbeu kampionatin, ndërsa më 29 maj mund të sigurojë edhe trofeun e tretë dhe më të rëndësishëm të sezonit, Champions League, pasi do të ndeshet me Chelsea-n në finale. (A2 Televizion)