Tjetër polemikë me Djokovic, pa maskë në avion

Nga A2 CNN
20 Janar 2022, 09:57 | Sporte të tjera
Tjetër polemikë me Djokovic, pa maskë në avion

Novak Djokovic vijon të jetë protagonist në botën e tenisit, pavarësisht se nuk po luan në “Australian Open”. Ndërkohë që deportimi i tij nga Australia vazhdon të gjenerojë debat, serbi ka qenë protagonist i një tjetër lajmi polemik.

Orët e fundit po qarkullon në internet një foto e Djokovic në avion, ku tenisti shihet pa maskë, gjë që është e detyrueshme në çdo fluturim komercial.

https://twitter.com/extrajohntra/status/1483122401928007681

Kujtojmë që Novak Djokovic nuk po luan Grand Slam-in e parë të vitit pasi iu refuzua hyrja në Australi pasi nuk është vaksinuar, një nga kushtet kryesore për të hyrë në këtë vend. Ai paraqiti një rekomandim mjekësor për mosvaksinimin, por që nuk u pranua. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/19/djokovic-po-financon-ilacin-kunder-covid-19/

A2 CNN Livestream

Latest Videos