All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Fjalimi emocionues i Reja-s para kuqezinjve: Treguam cilët jemi, asnjëherë poshtë të mëdhave

Nga A2 CNN
15 Tetor 2019, 13:53 | Futboll
All - Paragraf - 1

“Nëse do të fitonim në Turqi do të ishim në Europian”. Kështu u thotë trajneri i kombëtares Edy Reja, lojtarëve, në përfundim të sfidës kundër Moldavisë, të fituar 4-0 nga kuqezinjtë.

Në një video të shpërndarë nga Federata Shqiptare e Futbollit në rrjetet sociale, Reja shprehet gjithsesi i kënaqur me atë që është bërë deri tani dhe u thotë lojtarëve se merita është e gjitha e tyre.

All - Paragraf - 3

“Kam punuar 35 vjet si trajner dhe nuk kam nevojë të marrë merita. Dua që meritat ti merrni vetëm ju, sepse i meritoni. Nëse do të fitonim në Turqi, do të shkonim në Europian... ta marrë djalli. Aty u goditëm...

Duhej të kishim katër pikë më tepër. Një pikë e meritonim në Islandë dhe tre pikë më tepër nëse fitonim në Turqi. Nuk e kishim kuptuar ende si ishte situata, sepse ndryshe do ishim në garë për t’u kualifikuar.

Jemi paraqitur gjithmonë mirë, nuk kemi qenë poshtë skuadrave të mëdha. Islandën e mundëm dhe atje mund të kishim barazuar.

All - Paragraf - 6

Ta lëmë mënjanë Francën, por në Turqi treguam cilët jemi. Kemi vlerë, sepse kemi zemër...”, shprehet trajneri. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos