
10 pasagjerë mbetën të plagosur, teksa përpiqeshin të arratiseshin nga një tren që kërcënohej nga flakët në veriperëndim të Valencias. Zjarri pranë Bejis, u favorizua nga erërat e forta duke shtyrë zjarrfikësit të vrapojnë për të shpëtuar.
Treni po udhëtonte nga Valencia në Zaragoza kur u detyrua të ndalonte për shkak të flakëve që po I afroheshin. Drejtuesi I kërkoi pasagjerëve të qëndronin në bord por disa prej tyre u përfshinë nga paniku.
Teksa ai bëhej gati për të kthyer trenin më 48 pasagjerë, disa thyen dritaret në një përpjekje për tu larguar. Disa prej tyre pësuan djegie dhe njëri u transportua me helikopter drejt një spitali në Valencia. Mes personave me plagët më të rënda janë një grua 58-vjeçare dhe një vajzë 15-vjeçare. Asnjë prej atyre që qëndruan në tren nuk u lënduan. (A2 Televizion)