All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Putin hakmerret ndaj rrokerit rus: Atdheu nuk është t’i puthësh të pasmet presidentit

Nga A2 CNN
16 Gusht 2022, 21:40 | Bota
Putin hakmerret ndaj rrokerit rus: Atdheu nuk është t’i
All - Paragraf - 1

Një gjykatë në Rusi dënoi me gjobë legjendën e muzikës rrok, Yuri Shevchuk pasi foli kundër luftës në Ukrainë gjatë një koncerti të mbajtur në mes të muajit maj.

Gjykata e Ufa-s i vendosi një gjobë prej 800 eurosh këngëtarit, i cili sipas saj, me qëndrimin e mbajtur kishte diskretituar forcat e armatosura ruse, një veprim i palejuar dhe i dënueshëm në Rusi që prej nisjes së të ashtuquajturit ‘operacion special’ në Ukrainë.

All - Paragraf - 3

Gjatë koncertit të mbajtur më 18 maj në Ufa, Yuri Shevchuk iu drejtua turmës me shprehjen “Atdheu nuk është të puthësh të pasmet e presidentit gjatë gjithë kohës”.

Ai shtoi se të rinjtë e Ukrainës dhe Rusisë po vriten pa asnjë arsye, vetëm për planet e Cezarit rus, duke iu referuar në këtë mënyrë presidentit Putin.

Edhe pse Shevchuk u dënua të paguante një gjobë, ligji penal rus parashikon vepra të këtij lloji me burgim deri në pesë vjet.

All - Paragraf - 6

Lideri i grupit DDT ka denoncuar ndër vite ndikimin e Putinit, madje duke e sfiduar atë në një debat televiziv në vitin 2010. Ai ishte gjithashtu një nga nxitësit e serie protestash në Rusi në 2011-2012, të cilat u shtypën nga Kremlini. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos