
Kronikë të një ngjarjeje të paralajmëruar e kanë konsideruar analistët pushtimin rus të Ukrainës mëngjesin e kësaj të enjteje. Edlira Gjoni, Aleksandër Çipa, Ilir Kalemaj dhe Besar Likmeta kanë komentuar në studion e “Absolut 4” në A2 CNN përshkallëzimin e konfliktit në Ukrainë pas agresionit rus.
Në këndvështrimin e saj Gjoni e konsideron të ngadaltë veprimin e politikës amerikane për të ngjarje të paralajmëruar, teksa sjell në vëmendje situata të ngjashme me Krimenë e Gjeorgjinë. Ajo saktëson se kjo nuk është luftë për mbrojtjen e territorit të rusëve.
“Paralajmërim që askush nuk e ka besuar deri në 5 të mëngjesit. Nuk ka besim te diplomacia ruse te amerikane e kam humbur me kohë. Nga 2014 e sot që Ukraina ka besim të palëkundur te SHBA rezulton me të njëjta shpresa që kanë pasur çeket e polakët. Në të gjitha këto raste tragjike fundin e kemi ditur. Ukraina është ndër vendet proamerikane. SHBA ka qenë shumë e ngadaltë, sanksione pati edhe ne 2014 dhe nuk ia doli. 8 milionë rusë banojnë Ukrainë, nuk është luftë për të mbrojtur territore që janë rusë”.
Për Aleksandër Çipën, ajo që ndodhi në Ukrainë flet qartë për atë sesi do të jetë Bota dhe Europa nesër, të cilat presin që perëndimi të reagojë.
“Ka një gjakim të Ukrainës që sa ka filluar. Zotësia është projektosh atë që do të ndodhë dhe kjo është tronditëse. Bota dhe Europa pret më shumë nga perëndimi se ne jemi të përcaktuar me perëndimin dhe kontributi që duhet të japin fuqitë e mëdha është të parandalojnë. Si janë masat për parandalimin në raport me konstatimin”.
Për analistin Kalemaj, Putin kërkon të rikthejë lavdinë e Bashkimit Sovjetik, frenimin e zgjerimit të NATO-s dhe të respektohet Rusia si fuqi e madhe. Kurse në aspektin ekonomik ai e konsideron “xhuxh” Rusinë para SHBA.
“Putin kërkon të riktheje lavdinë e BS, të frenojë zgjerimin e NATO-s, të respektohet Rusia si fuqi e madhe. Është racional vendet e NATO-s e kanë rrethuar Rusinë. Rumania e hungaria kanë marrë trupa shtesë. Putini e ndjen këtë rreth dhe kjo nuk i rri mirë ekonomisë ruse. Rusia po përpiqet të sillet si gjigant politik por është xhuxh ekonomik. Nuk matet me SHBA as ushtria e saj nuk matet me të SHBA”.
Ndërsa kryeredaktori i BIRN Besar Likmeta e konsideron pushtimin rus në Ukrainë si kthim pas në kohë kur vendet kolonizoheshin për aspirata të liderëve. (A2 Televizion)