Qëndrimi i Turqisë dhe si do të ndikojnë sanksionet ndaj Rusisë, sipas analistit Plator Nesturi

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2022, 21:01 | Aktualitet
Qëndrimi i Turqisë dhe si do të ndikojnë sanksionet ndaj

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka sjellë reagime të forta nda ndërkombëtarët, por ai që bie në sy ëhstë reagimi i Turqisë e cila ka marrëdhënie të ngushta me të dyja vendet dhe ndërhyrjen ushtarake e cilëson të papranueshme. Në studion e Debatit në A2 CNN analisti Platori Nesturi shprehet Turqia do të veprojë sipas parametrave të NATO-s ku ajo bën pjesë.

“Turqia është fuqi rajonale se kontrollon ngushticën e Dardaneleve. Pati thirrje nga presidenti ukrainas që të bllokonte Dardanelet, por duke qenë në marrëdëhnie me të dyja vendet dhe duke qenë anëtar i NATO-s do të veprojë sipas parametrave të aleancës. Kjo nuk vihet në diskutim dhe sa i përket kësaj deklarate është vetëofrim i Turiqsë për të luajtur një rol dhe faktor për të gjetur pikat e kontaktit dhe për të ndërhyrë. Jemi në fillim të një konflikti që nuk e dimë se çfarë përmasash do të ketë”.

Sipas tij, Putin e ka futur Rusinë në një aventurë që do të ketë kosto ekonomike, ndërsa pozitive sheh gjuhën e përbashkët të NATO-s.

“Putin e ka futur Rusinë në një aventurë që do të ketë një kosto për Rusinë e ecurinë ekonomike. Por ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë ka sjellë një anë pozitive, kompaktësimi i NATO-s duke gjetur një gjuhë të përbashkët, përballë një agresioni dhe kakofonia që ka shoqëruar interesat e vendeve të ndryshme, ky i bën NATO-s për t’ iu kundërvënë kësaj situate.

Por përveç sanksioneve dhe interesit ekonomik të disa vendeve europiane që janë të ndikuar nga gazi rus dhe energjia, Nesturi thekson që Europa tani duhet të vendosë sesi do ta konsiderojë Rusinë; vend partner apo agresor, që mund të prishë ekuilibrat.

“Sanksionet ndikojnë në ekonominë e Rusisë. Kemi agresion ushtarak që ka edhe faturën financiare dhe një bllokim i resurseve ruse do të ndikojë. Por nuk mund të kenë efekt të menjëhershëm por do të ndikojnë dukshëm. Pro ajo që ka vlerë tani është mënyra si përballohet kjo gjë.  Interesat ekonomike të disa vendeve europiane dhe atyre që përbëjnë shtet më të fuqishme të BE që janë ndikuar nga gazi rus mendohet që 40% e energjisë është siguruar nga gazi rus dhe ky lloj problemi mund të prekë ecurinë ekonomike të këtyre vendeve. Putini ka treguar forcë dhe duhet parë si do të veprojë perëndimi. Tashmë Putini ka shfrytëzuar edhe faktin e një kakofonie lidhur me interesat e këtyre vendeve që janë shfrytëzuar nga Putini. Te vendet europiane merr qartësisht në formë të dukshme si  duhet konsideruar Rusia këtej e tutje si partner apo vend agresor që mund të prishë ekuilibrat politikë e gjeostrategjikë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos