Flamurtari fiton Kupën e Shqipërisë, mposht Partizanin

Nga A2 CNN
23 Janar 2023, 11:50 | Sporte të tjera
Flamurtari fiton Kupën e Shqipërisë, mposht Partizanin

Ekipi i Flamurtarit të femrave vazhdon traditën e saj teksa edhe këtë edicion fitoi Kupën e Shqipërisë. Vlonjatet mposhtën në finale ekipin e Partizanit në një ndeshje të bukur dhe që dhuroi shumë emocione.

Fillimi ishte më i mirë për skuadrën e kuqe që mbylli periodën e parë në avantazhin 26-13. Edhe në periodën e dytë, Partizani e mbajti avantazhin, por vlonjatet shkurtuan diferencat me 4 pikë dhe dy ekipet shkuan në pushim me rezultatin 38-34.

Në periodën e tretë, kryeqytetaset u ndëshkuan nga gabime individuale dhe aty ndodhi dhe përmbysja e madhe.

Ekipi nga Vlora nuk ndaloi së luftuari dhe u tregua më e saktë në aksionin e fundit duke përfituar dhe nga një gabim i skuadrës së kuqe.

Në fund skuadra e Elona Hasanaj  triumfoi me një pikë diferencë dhe gjithçka u mbyll me rezultatin final 74-73. Një sukses i merituar për vajzat vlonjate që tani fokus kanë kampionatin dhe ligën unike dy kompeticione që udhëheqin në krye të tabelës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos