
Rifillimi i shërbimeve nga zyrat e Gjendjes Civile është shoqëruar me një fluks qytetarësh, të cilët kanë shpejtuar të realizojnë shërbimet që u kanë munguar gjatë periudhës së izolimit për shkak të pandemisë së COVID-19.
Në zyrat e Gjendjes Civile në Elbasan, qytetarët kanë kërkuar më së shumti shërbimin e regjistrimit të celebrimeve të martesave.
Gjithashtu, edhe regjistrimi i fëmijëve të lindur gjatë periudhës së izolimit ka pasur një kërkesë të lartë nga qytetarët.
Këto shërbime pritet të kenë një tjetër valë të shtuar të interesit pasi të rihapen kufijtë, ku pritet të vijnë emigrantët që do të regjistrojnë celebrimet dhe lindjet e fëmijëve të tyre jashtë vendit. (A2 Televizion)