Fluks vizitorësh, Gjirokastra po përjeton një rilindje të turizmit

Nga A2 CNN
8 Qershor 2022, 13:01 | Aktualitet

Gjirokastra duket sikur po përjeton një rilindje të dytë, sa i takon fluksit të turistëve në këtë fillim sezoni veror.

Shifrat e vizitorëve jo vetëm që janë gjithnjë në rritje, por kanë tejkaluar kënaqshëm edhe periudhën më të mirë që ishte viti 2019.

“Aktualisht, po vizitohet në një numër në rritje të vizitorëve. Nga statistikat, ato kalojnë pritshmëritë, janë rreth 30 mijë turistët nga fillimi i vitit, që kanë vizituar vlerat arkitektonike të qytetit, por edhe rrethinat, ka një rritje rreth 15% nga viti 2019”, thotë për A2 CNN Blerim Kore, drejtor i DTTK të Gjirokastrës.

Blerim Kore, drejtor i DTTK të Gjirokastrës

Fluksi gjithnjë në rritje i vizitorëve në qytetin e mbrojtur nga UNESCO, ka angazhuar edhe më shumë strukturat lokale për të pasuruar akoma më shumë guidën turistike.

Rritjen e numrit të vizitorëve edhe në muajt e verës e konfirmojnë edhe rezervimet në strukturat akomoduese të qytetit të kalldrëmeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos