“Re të zeza” për Zuckerberg, investitorët tërhiqen nga “Facebook”

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2018, 11:30 | Ekonomi
“Re të zeza” për Zuckerberg, investitorët

Re të zeza shihen në horizont për Mark Zuckerberg dhe kompaninë e tij. Pas skandaleve dhe përballë shifrave jo bindëse të “Facebook”, investitorët duket se e kanë braktisur në masë rrjetin social.

Mbi 90 fonde investimi në Shtetet e Bashkuara kanë shitur tërësisht aksionet e tyre në kompaninë e mediave sociale këtë vit.

Këtu përfshihen emra të mëdhenj si “Fidelity Investments”, Hartford dhe Putnam, të cilat së bashku kanë likujduar rreth 12 milionë aksione. Këto para po riinvestohen në kompani pagesash si “Visa”, apo në kompani prodhuese si “Pepsi”.

Për analistët e biznesit, tashmë që “Facebook” është vendosur në një listë të zezë nga investitorët, do të jetë e vështirë të dalë prej saj.

Që prej korrikut, aksionet e rrjetit social kanë rënë me 35 përqind, nxitur nga skandali në mars ku u ekspozuan të dhënat e miliona përdoruesve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos