Dhjetëra mbështetës janë mbledhur në Hotel Rogner, ku pritën me brohorima ish-kryeministrin Sali Berisha në atë që ai e ka quajtur “Foltore për një Parti Demokratike më të bashkuar”.
Seria e takimeve të ish-kryetarit demokrat me bazën nis nga Tirana, pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.
Pas kryeqytetit, turi i bisedimeve do të vijojë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. (A2 Televizion)