
Varrezat publike në bashkinë e Elbasanit, janë kthyer në një savanë të vërtetë. Ndërsa dora e ndërmarrjes së shërbimeve publike, nuk duket se ka vepruar.
Familjarë të të ndjerëve, konstatojnë jo vetëm problematikën e barishteve, por edhe atë të rrethimit apo futjes së kafshëve të rrugëve.
Ndërsa një nga punonjëset e mirëmbajtjes së varrezave publike shprehet se bëjnë ç’është e mundur, por sipërfaqja është e madhe dhe duhen më shumë punonjës.
Situata pranohet edhe nga drejtori i shërbimeve publike në bashkinë e Elbasanit, sipas të cilit shtimi i sipërfaqes së varrezave për shkak edhe të pandemisë, ka bërë që punonjësit të mos e përballojnë dot mirëmbajtjen e tyre.
Aktualisht, varrezat publike në qytetin e Elbasanit kanë një sipërfaqe prej 83 mijë metrash katrorë. (A2 Televizion)