Fushata anti-Covid, ekspertët thirrje për vaksinim, rriten shifrat e të rinjve

Nga A2 CNN
16 Shtator 2021, 15:34 | Aktualitet
Fushata anti-Covid, ekspertët thirrje për vaksinim, rriten shifrat e

Afrimi i vitit akademik po rrit vaksinimet edhe te moshat e reja. Javën e fundit është shtuar numri i studentëve që i janë drejtuar pikave të vaksinimit. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit, deri tani 22% e të rinjve, të moshave 18 deri 30 vjeç, kanë marrë dozën e parë anti-Covid.

Përgjegjësja e vaksinimit në ISHP, Erida Nelja u bën thirrje qytetarëve të marrin vaksinën anti-Covid për të shpëtuar jetën, por edhe krijimit të mutacioneve të reja. Sipas studimeve më të fundit, edhe personat që e kanë kaluar koronavirusin rekomandohet ta kryjenë vaksinën.

Nelaj sqaron edhe situatën në lidhje me 50 mijë dozat Covid që u aplikuan në mujin prill, por që sipas saj nuk janë gjë tjetër veçse Astrazeneca të prodhura në Indi.

Më shumë se 2 milionë vaksina kanë ardhur në Shqiperi që nga fillimi i fushatës. Deri tani, mbi 40% e popullsisë mbi 18 vjeç ka marrë dozën e parë dhe mbi 32% e kanë mbyllur procesin më të dyja dozat. Ndërkohë, Bashkimi Europian ka marrë vendimin për të njohur certifikatën e vaksinimit për qytetarët shqiptarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos