Më shumë se 5700 foto morën pjesë në konkursin e vitit për foton më të mirë të motit nga e gjithë bota, re, vetëtima, shi, mjegull e borë dhe tashmë jemi në fazën e “nxehtë”.
Shoqëria Meteorologjike Mbretërore, në bashkëpunim me “WeatherPro”, kanë përzgjedhur 24 finalistët për këtë konkurs.
Fotot që kanë kaluar në këtë fazë janë me të vërtetë mbresëlënëse, ndërsa i kërkohet edhe publikut të votojë për të preferuarën dhe këtë mund ta bëni këtu. (A2 Televizion)